Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka publikuar raportin dhe pasqyrat financiare të Komunës së Ferizajt për vitin 2016, ndërkaq si theksim të çështjes auditori ka sqaruar se pasuria e përvetësuar gjatë vitit 2016 në vlerë prej 542.569 eurosh dhe 66 banesa të dhëna me qira, nuk janë përfshirë në regjistrin e pasurisë dhe në PFV, shkruan sot “Koha Ditore”.
Po ashtu, Komuna ka bërë keqklasifikim të shpenzimeve në vlerë 401.042 eurosh nga kategoria e investime kapitale, derisa ka bërë pagesa prej 351.750 eurosh, të cilat u takojnë mallrave dhe shërbimeve dhe 49.292 euro ka bërë pagesa për subvencione, ndërsa do të duhej të ishin transfere kapitale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Në Ferizaj keqklasifikohen shpenzimet në vlerë prej afro gjysmë milioni euro
-
Komuna e Ferizajt akuzohet për gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm
-
Fushë-Kosova ekzekuton 320 mijë euro në kategori joadekuate buxhetore
-
Obiliqi bëri keqklasifikim të shpenzimeve, thuhet në raportin e ZKA-së
-
Ferizaj, qytetarët adresojnë 139 kërkesa për projeksione buxhetore gjatë këtij viti