Me datë 15 mars 2017, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka zhvilluar vizitë bilaterale në Institucionin Shtetëror të Auditimit të Malit të Zi.
Osmani gjatë kësaj vizite ka zhvilluar takim me Milan Dabović, President i Senatit dhe Nikola N. Kovačević, Branislav Radulovič dhe Zoran Jelić anëtarë të Senatit të këtij institucioni. Në këtë takim z. Dabović e ka njoftuar Osmani për kompetencat e Institucionit Shtetëror të Auditimit të Malit të Zi, dokumentet strategjike dhe bashkëpunimin që ky institucion ka me Parlamentin dhe Qeverinë e Malit të Zi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ana e tij, Osmani, ka shprehur vlerësimin për punën dhe arritjet e këtij institucioni dhe ka konfirmuar edhe një herë gatishmërinë dhe interesimin që bashkëpunimi ndërmjet të dyja institucioneve të thellohet tutje siç ishte biseduar gjatë vizitës së Dabović, në qershor të vitit të kaluar në Prishtinë.
Krerët e të dyja institucioneve kanë arritur në pajtim të plotë për fushat, oraret dhe çështjet tjera të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Institucionit Shtetëror të Auditimit të Malit të Zi dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Auditori i Përgjithshëm ka zhvilluar takime me kryetarin e komisionit parlamentar për ekonomi, financa dhe buxhet të Malit të Zi, Vujica Lazović, dhe anëtarë tjerë, si dhe Drejtoren e përgjithshme të Drejtorisë për Harmonizimin Qendror të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Financave, Ana Krsmanović.
Bashkë me Auditorin e Përgjithshëm në këtë vizitë ishin edhe Imri Semetishti, Drejtor i Departamentit Ligjor dhe Mirlinda Ahmeti, Drejtore për Auditimet e Performancës në Zyrën Kombëtare të Auditimit.