Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Auditori gjen shumë shkelje në MASHT

Raporti i Auditorit të Përgjithshëm paraqet disa shkelje në Ministrinë e Arsimit, raporton KTV.

Ministria e Arsimit kishte nënshkruar kontratë për projektin “Ndërtimi i shkollës fillore në Braboniq- Mitrovicë”, në vlerë më të madhe se sa kishte ndarë buxhet. Kontrata ishte në vlerë prej 1,179,812€, ndërsa ndarja buxhetore e paraparë për tri vjet në tabelën e projekteve kapitale ishte 800,000€.

MASHT-i del se ka bërë llogaritje të gabuar të kontratës “Ndërtimi i çerdheve të fëmijëve, sallave të sportit dhe rinovimin e shkollave”, loti shtatë dhe ka nënshkruar kontratë me vlerë më të lartë ose 661€, më shumë se oferta e Operatorit ekonomik .Vlera e kontratës ishte 75,656€, ndërsa oferta e Operatorit ekonomik ishte 74,995€.

Artikuj të ngjashëm