Zyra Kombëtare e Auditimit në Raportin për Komunën e Malishevës për vitin 2018 përveç të tjerash ka evidentuar parregullsi në menaxhimin e procedurave të rekrutimit të shërbyesve publikë, lëshime te marrëveshjet për shërbime të veçanta, sikurse edhe dobësi te menaxhimi i dosjeve të personelit. Auditori ka konstatuar se mangësitë në menaxhimin e procedurave të rekrutimit janë rezultat i kontrolleve joefikase dhe mbikëqyrjes së pamjaftueshme menaxheriale në përzgjedhjen e personelit.
Me këto gjetje, është pajtuar edhe menaxhmenti i Komunës, që është zotuar se do të ketë angazhime në afatin sa më të shkurtër kohor për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit, shkruan sot Koha Ditore.
ZKA-ja, duke përkujtuar legjislacionin që rregullon procesin e rekrutimit për shërbyesit publikë, ka theksuar se nga shqyrtimi i dy proceseve të rekrutimit për mësimdhënës të zhvilluara nga Drejtoria Komunale e Arsimit janë identifikuar disa parregullsi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Shpërfillen procedurat ligjore në punësimin e personelit mësimor e shëndetësor
-
Auditori i adreson një mori vërejtjesh edhe sivjet Komunës së Pejës
-
Ec Ma Ndryshe: Raporti i Auditorit nxjerrë në pah një varg dobësish në Komunën e Prizrenit
-
Auditori identifikon 45 veta të punësuar pa konkurs në komunën e Pejës
-
Auditori: Shërbimet e veçanta me të punësuar pa konkurs në Kaçanik