“Auditimi i kotë” është kryetemë e së dielës në Koha Ditore.
Në shkrimi kryesor mund të lexoni për fshehjen e kontratave, mungesën e arsyetimit të shpenzimeve, emërimet e jashtëligjshme, “mbulesën” e shkeljeve, si dhe heshtjen e institucioneve në luftimin e korrupsionit.
Për temën e së dielës, vjen kolumna e Flaka Surroit, “Pluhuri që e mbulon hajninë”.
Drejtori i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj, në intervistë tregon se pse “vlera e raporteve të auditimit është zero, pa hetime të prokurorisë”.
Bujaria e mërgimtarëve dhe të qenit “turistë në atdhe” vijnë në reportazhin e së dielës.
Në faqet e botës zënë vend shkrimet për “vendin ku gjërat e humbura gjithnjë gjinden” si dhe për “Jezu Krishtin e vetëshpallur” të Zambisë.
Për dramën dhe lidhjen e saj me shëndetin fizik, psikik dhe emocional, në shtatë shkronja flet aktori Lulzim Bucolli.
Bërja publike e planit “Patkoi”, është fejtoni i tetë në vazhdën e publikimeve për operacionit që synonte spastrimit etnik të shqiptarëve.
Në Kosovarçe vjen “shkolla e programerëve të ardhshëm”.
Nga kultura lexoni për shtetin imagjinar me 15 mijë banorë.
Monument sjell “armët e moçme të meraklinjve” të ruajtura në Muzeun Etnologjik.
“Pesë motrat basketbolliste” dhe “Ylberi i Trepçës ‘89” janë dy nga shumë shkrimet interesante në faqet e sportit.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund të lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në Koha Ditore.