Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ATSH e Tiranës dhe TANJUG i Beogradit thellojnë bashkëpunimin

Tiranë, 22 mars - Rritja e mëtejshme e bashkëpunimit mes ATSH-së dhe TANJUG-ut, ishte tema kryesore e bashkëbisedimit, në takimin e zhvilluar dje në Tiranë mes drejtoreshës së ATSH-së, Armela Krasniqi, dhe drejtoreshës së agjencisë serbe të lajmeve TANJUG, Branka Gjukiq.

Kjo është vizita e parë që drejtoresha Gjukiq zhvillon në ambientet e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, bën të ditur ATSH.

Gjithashtu, drejtueset e dy agjencive diskutuan edhe për shkëmbimin e lajmeve, videove dhe fotove.

ATSH dhe TANJUG janë dy nga agjencitë më të vjetra në rajonin e Ballkanit dhe kanë një bashkëpunim zyrtar prej shumë vitesh, i cili do të vijojë me projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Artikuj të ngjashëm