Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Atmosferë e zymtë nëpër rrugët e qytetit të Mitrovicës, në natën e ndërrimit të viteve

Festa për ndërrimin e moteve ishte e zbehtë në Mitrovicë.

Përkundër dekorimeve, sheshet e qytetit ishin të zbrazëta pak orë para ndërrimit të moteve.

Derisa në qendër të Mitrovicës situata ishte e qetë, atmosferë festive në vendet e tyre të punës kanë krijuar punëtorët e Emergjencës dhe të Brigadës së Zjarrfikësve.

Vitin 2020, në gjendje gatishmërie për çfarëdo intervenimi, e kanë pritur kujdestarët e Qendrës emergjente.

Viti që lamë pas nuk ishte i lehtë për ta.

Orët e fundit të 2019-s, në Emergjencë i ka kaluar edhe pacienti Adem Musliu.

Edhe Zjarrfikësit e policët në krye të detyrës. Ndihen të lumtur që u shërbejnë qytetarëve edhe në ditë feste Arbëri Zjarrfikësit e policët në krye të detyrës. Ndihen të lumtur që u shërbejnë qytetarëve edhe në ditë feste

Në gjendje gatishmërie ishte edhe Brigada e Zjarrfikësve në Mitrovicë.

Për shumicën prej tyre kjo nuk ishte hera e parë që e presin në vend të punës ndërrimin e viteve.

Më pak raste për të intervenuar, ishin urimet e punëtorëve të mjekësisë emergjente e të zjarrfikësve në këtë qytet.