Rreth 8 miliardë euro janë inkasuar të hyra tatimore dhe kontribute pensionale për 22 vjet nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Në vitin 2021, ATK-ja ka shënuar rekord në mbledhjen e tatimeve, rreth 600 milionë euro tatime dhe mbi 200 milionë euro kontribute pensionale. Kështu tha drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj me rastin e shënimit 22-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.
Murtezaj më tej tha se viteve të fundit ATK ka krijuar shërbime moderne dhe digjitale për tatimpaguesit.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se nga 5 milionë euro kur kishte mbledhur në vitin e parë të themelimit, ATK, tashmë ky institucion është bërë kontribuues kryesor për të hyrat buxhetore.
Murati tha se të hyrat nga ATK janë tepër të rëndësishme, dhe sipas tij janë edhe të nevojshme për ta ruajtur produktivitetin e ekonomisë kosovare./KSP
-
ATK-ja gjatë vitit 2025 ka arritur të hyra mbi 1 miliard euro
-
Të hyrat në ATK për 10.8% më të larta, për 6 muaj u mblodhën mbi 524 milionë euro tatime
-
ATK-ja mblodhi mbi 184 milionë euro për dy muaj
-
ATK-ja njofton se ka grumbulluar afro 900 milionë euro tatime këtë vit
-
ATK-ja rrit të hyrat për 62.9 milionë euro