Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e tre mujorin e tretë të këtij viti.
ATK thotë se tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në televizionin publik, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ.
Sipas një komunikate, numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudha është 1,582.
“Numri Potencial Fitues, 27, 78, 95, fitues 538, 566, 478, totali i fituesve, 1,582. Qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, nga data 6 Nëntor deri me 10 Nëntor 2017, ora 16:00. Numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e kësaj kampanje ka qenë 72,781”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
-
ATK-ja tërheq numrat potencial fitues për rimbursim
-
Mbi 55 mijë qytetarë presin tërheqjen e numrave potencial fitues nga ATK
-
ATK-ja tregon se kur do t’i shpall fituesit e kuponëve fiskalë për tre mujorin e dytë
-
ATK rinis shpërblimet për kuponë fiskalë
-
ATK thërret qytetarët të aplikojnë për rimbursim të kuponave fiskalë