Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në periudhën janar-maj 2021 ka inkasuar 23.9 milionë euro më shumë se plani i paraparë.
Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ATK-ja ka thënë se janë inkasuar 56.8 milionë euro më shumë në vitin 2021.
Në periudhën në fjalë, ATK-ja ka mbledhur tatime në total në vlerë prej 242.9 milionë eurosh.
Sipas njoftimit të ATK-së, në pjesën e dytë të vitit do të vazhdohet me “reforma në procese si atë të hartimit dhe zbatimit të planit për përmirësimin e regjistrit të tatimpaguesve / deklaratave tatimore, implementimin e Strategjisë së Kontrollit 2020-2022, si dhe modernizimin e DTM-së”.
-
ATK-ja rrit të hyrat për 62.9 milionë euro
-
ATK-ja mbledh afro 50 milionë euro më shumë se në 4-mujorin e vitit paraprak
-
ATK: Të hyrat tatimore arrijnë shifrën 623.6 milionë euro
-
ATK-ja shënon rritje të të hyrave për 22 për qind në muajin gusht
-
ATK-ja ka mbledhur mbi 177 mln euro të hyra për tre muaj