Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ATK-ja regjistron 512.5 milionë euro të hyra, 122 milionë më tepër se një vit më parë

Agjencia Tatimore e Kosovës ka mbledhur 512.5 milionë euro në tatime nga janari deri në tetor të këtij viti.

Sipas ATK-së të hyrat tejkalojnë projeksionet për këtë periudhë kalendarike, ndërsa kanë shënuar një ngritje prej 122.1 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

“Nëse i referohemi planit kemi rritje të inkasimit për 40.2 milion euro apo 8.5%. Sipas këtij trendi ATK pret që deri në fund të këtij viti të tejkaloj totalin e projeksionin për 2021. Indikatorët të cilët çdoherë janë duke dhënë rezultate në realizimin e objektivave, janë shërbimet e mira ndaj tatimpaguesve, të cilat afro 100% janë digjitalizuar, po ashtu trajtimi i barbarët dhe profesional janë vlerë e shtuar e këtij reflektimi të performancës. Sigurisht, ATK falënderon gjithë tatimpaguesit të cilët kanë kryer obligimet e tyre tatimore, si dhe inkurajojmë gjithë pjesën tjetër të tatimpaguesve, të cilët sipas analizave të bëra nuk kanë deklaruar saktë pjesën që ju takon, t’i përgjigjen thirrjeve të ATK-së, me qëllimin e vetëm që mos të bëhen objekt i masave ndëshkimore”, thuhet nga ATK-ja.