Administrata Tatimore e Kosovës pas paralajmërimit të cilin e kishte bërë në muajin janar të këtij viti, se do të bëhet publike lista e tatimpaguesve të cilët kanë obligime tatimore të pa shlyera në ATK, sot ka publikuar në ueb-faqen e saj zyrtare këtë listë.
Sipas ATK-së, qëllimi i publikimit të kësaj liste është inkurajimi i të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuar me dispozitat e legjislacionit tatimor.
“Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shëndetësi me te mire, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore. Synimi ynë i vetëm është ngritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, andaj ju inkurajojmë që të përmbushni detyrimet tuaja tatimore, në mënyrë që të mos bëheni objekt i ndëshkimeve”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
Klikoni linkun e më poshtëm për parë listën:
-
ATK-ja paralajmëron masa për pronarët që s’i deklarojnë të ardhurat nga qiratë e banesave e shtëpive
-
Policia e Kosovës prin me numrin e zyrtarëve të vonuar në deklarimin e pasurisë
-
Hapet aplikimi për ankesa për ata që s’i morën 100 eurot
-
Pak orë deri në mbyllje të afatit, ende qindra zyrtarë publikë s’e kanë deklaruar pasurinë
-
Mbi 1400 zyrtarë s’e kanë deklaruar ende pasurinë, edhe tri ditë afat