Ne mbështesim plotësisht hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, deklaroi dje në mbrëmje ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, në një intervistë për televizionin grek Kontra, sipas faqes së internetit të këtij televizioni, kontranews.gr.
“Në samitin e qershorit… ne do të japim miratimin tonë për rrugën europiane të Shqipërisë. Kemi zgjidhur tashmë të gjitha problemet, ne duhet të ndihmojmë dhe të mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj europiane”, deklaroi Kotzias.
“E para sepse jemi miq dhe nuk duam t’ua vështirësojmë gjërat dhe e dyta sepse ne duhet të formojmë një rrugë të përbashkët në mënyrë që vendet e Ballkanit të jenë në Bashkimin Europian”, shtoi ai.
Në këtë intervistë Kotzias përmendi edhe marrëdhëniet mes Athinës dhe Shkupit.
“Problemi me kushtetutën e Maqedonisë është zgjidhur, madje edhe problemi i emrit të Kishës së Shkupit”, deklaroi Kotzias, sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA, që i referohet këtij televizioni.
“Ne nuk duhet t’i frikësohemi asgjëje”, shtoi ai.
-
Kotzias: Evropa të mbajë fjalën e dhënë për Shqipërinë dhe Maqedoninë
-
Kotzias pret marrëveshje me Shqipërinë në fund të majit
-
Kotzias optimist se marrëveshjet me Shqipërinë mbyllen në maj
-
Ministria e Jashtme greke: Të realizohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor
-
Greqia nuk mbështet negociatat e Shqipërisë me BE-në, nëse nuk ndryshon qëndrimin për pakicat