Për të dytën ditë me radhë mijëra qytetarë kanë protestuar në Tiranë, në mbrojtje të Zvërnecit në Vlorë ku ditë më parë u lëndua një qytetar pasi e kundërshtoi ndërtimin e një resorti në atë pjesë bregdetare.
Në rrjetet sociale u publikua një video, që tregonte një punonjës të një kompanie private të sigurisë që goditi një protestues, ndërsa dy të tjerë e tërhoqën zvarrë atë për disa metra.
Zona ku kanë nisur punimet për ndërtimin e resortit është pjesë e një peizazhi të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo konsiderohet ndër habitatet më të rëndësishme në Shqipëri për zogjtë e ujit dhe migratorët, përfshirë dhe flamengot.
Punimet lidhen me planet e shpallura më herët nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili në mars të vitit 2024 deklaroi se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit.
Për këtë projekt, qytetarët në Tiranë dolën sërish në protestë, në ditën e dytë më radhë.
Protestuesit janë grumbulluar fillimisht para Ministrisë së Brendshme dhe më pas kanë shkuar përpara Kryeministrisë.
Edhe
Dita e 14-të e protestës për Zvërnecin, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
Në duar mbajnë pankarta me mesazhe si “Atdheu nuk është në shitje” dhe slogane të forta politike, raporton Top Channel.
Ky është tubimi i dytë radhazi pas thirrjeve të shpërndara përmes rrjeteve sociale.
Një ditë më parë, qytetarë marshuan nga Drejtoria e Policisë së Tiranës drejt Ministrisë së Brendshme dhe përfunduan para Kryeministrisë, duke treguar angazhimin e fortë të qytetarëve për çështjet mjedisore dhe ruajtjen e hapësirave të mbrojtura.
-
Tensione në Shqipëri, protestuesit për Zvërnecin përplasen me mbështetësit e PS-së
-
“The Guardian”: Protestat në Shqipëri po intensifikohen për resortin luksoz të mbështetur nga Kushneri
-
Dita e 83-të e protestave në Shqipëri
-
77 ditë protesta në Tiranë, Rama thotë se projekti i Zvërnecit nuk do të ndalet