Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asnjëherë nuk ka pasur ballafaqim direkt mes Dërgutit dhe Kurtit, thotë Aliu

Deputeti Liburn Aliu në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka folur për fyerjen e deputetes Aida Dërguti ndaj kolegut të saj, Albin Kurti përmes Viberit.

Aliu është habitur më shumë me ngjarjet që janë shpërfaqur tani në radhët e partisë sesa me epitetin që Dërguti ka përdorur për Kurtin.

“Asnjëherë nuk ka pasur ballafaqim direkt mes Aida Dërgutit dhe Albin Kurtit. Kjo ka qenë befasi. Por përpos shprehjes, edhe momenti i arrestimit ka qenë i rëndë për aktivistët e VV-së”, ka thënë Aliu.