Dënimi i dy avokatëve publikë me nga 3 mijë euro gjobë, dënimi i ish-prokurores Vahide Badviku me tre vjet burg dhe një rast i hedhjes poshtë të aktakuzës janë provat e vetme që Kosova ia ka ofruar Bashkimit Evropian për të dëshmuar luftën e korrupsionit.
Edhe pse asnjëri rast nuk i takon kategorizimit “korrupsion i nivelit të lartë”, përfaqësues të BE-së kanë thënë se kanë parë “përparim të qartë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrganizatat e shoqërisë civile që e monitorojnë këtë fushë e thonë të kundërtën, shkruan sot Koha Ditore.
Bashkimi Evropian pati përcaktuar luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë si njërin nga kriteret për liberalizimin e vizave dhe pati theksuar se vendimet e gjykatave për luftë të korrupsionit të nivelit të lartë duhet të jenë vendime të formës se prerë. Institucionet e drejtësisë kanë të shënjestruara 36 raste të korrupsionit për “zyrtarët e lartë”.
Vetëm katër raste janë vendime përfundimtare e që nuk i takojnë profilit të lartë. Këshilli Gjyqësor i Kosovës ia ka konfirmuar gazetës se nuk ka asnjë dënim të formës së prerë për ndonjë zyrtar qendror. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.