Ishte planifikuar që Ura në Mitrovicë të hapej më 15 janar të këtij viti. Pastaj edhe më 3 mars. Nuk u bë asnjëra. Tani përfaqësuesja e BE –së në Kosovë Natalia Apostolova thotë se hapja e urë do të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm, por ajo s’e përcaktoi dot datën, transmeton Koha.net
"Bëjuni të sigurt se këtu nuk do të ketë muri që do të ndajë pjesën e rinovuar të rrugës dhe urën në lumin Ibër”, ka thënë dje në Mitrovicë përfaqësuesja speciale e Bashkimit Europian në Kosovë Natalia Apostolova duke folur për punimet në rindërtim të urës kryesore në lumin Ibër dhe ndërtimin e zonës së këmbësorëve në pjesën veriore të qytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në këto momente kjo është në proces, prandaj po them se ka spekulime se do të ndërtohet muri i ri, por kjo s’është e vërtetë. Ky është vetëm konstruksion që do ta mbrojë zonën e këmbësorëve dhe muri nuk do të jetë më i lartë se 40-60 centimetra me lule e gjelbërim të bukur sipas standardeve që mund të shihen në vendet e Europës Perëndimore”, citon radiokim të ketë thënë Apostolova.
Përfaqësuesja e BE-së ka thënë se përfundimi i punimeve dhe hapja solemne mund të priten në muajt e ardhshëm por nuk ka saktësuar datën e saktë se kur mund të ndodhë kjo duke theksuar se vonesa ka ndodhur për shkak të ngjarjeve të pakëndshme në fund dhe në fillim të këtij viti.
“Jam e lumtur që këto ngjarje e pengesa janë tejkaluar. Tani e kemi marrëveshjen e përgjithshme ndërmjet Mitrovicës veriore dhe MMPH-s se si do të duket projekti. Dëshiroj të them se në të ardhmen e afërt, ndoshta në muajt që vijnë, do të bëhej hapja solemne”, ka thënë Apostolova.