Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar për asgjësimin e 21 tonëve peshk me parazitë të llojit Anisakis, apo krimba.
Në njoftimin e lëshuar nga AUV-i thuhet se pas hulumtimit të plotë mbi dyshimin e prezencës së këtyre krimbave në peshk të ngrirë dhe konfirmimit me anë të analizave laboratorike, është marrë vendim që malli në pamundësi të kthimit në vendin e origjinës nga operatori ekonomik, të asgjësohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në pamundësi të kthimit asgjësohen 21,380 kg peshk i llojit Merluc produkt nga importi. Sipas legjislacionit në fuqi kjo sasi e peshkut nuk plotësonte kriteret ligjore për konsum publik”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se biznesi nuk ka arritur që brenda afatit kohor ta kthejë produktin në vendin e origjinës dhe ka paraqitur kërkesë për asgjësim, proces i cili është kryer në prezencë të inspektorëve.