Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se ka vazhduar asfaltimi i rrugëve në fshatin më të madh të kësaj komune, Kqiq i Madh, ku prej javësh është duke u realizuar projekti në vlerë prej rreth 300.000 euro, për asfaltimin dhe kubëzimin e rrugëve dhe rrugicave.
Të mërkurën (sot) ka filluar asfaltimi i rrugës “Liridashësit”, në gjatësi prej 900 metrash dhe gjerësi prej pesë metrash, ndërsa nesër do të nis asfaltimi i rrugës tjetër në gjatësi prej 500 metrash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFillimin e asfaltimit të rrugës e ka përcjell nga afër drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Besnik Beka.
Beka tha se ndërtimi, asfaltimi dhe meremetimi i rrugëve të reja, si në qytet, ashtu edhe në fshat gjatë këtij mandatit qeverisës ka qenë një ndër prioritetet e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri dhe drejtorisë që ai e udhëheq.
“Kemi ndërtuar rrugë të reja, të asfaltuara dhe rrugë të tjera të kubëzuara, si asnjëherë më parë. Do të vazhdojmë me intensitet të shtuar kësaj vere për ndërtimin rrugëve të tjera. Unë banorëve të Kqiqit ju uroj gjithë të mirat dhe sukses në jetë e punë, që tani mund t’i arrin më lehtë pasi që rrugët i kanë të asfaltuara. Ne do të vazhdojmë të mbështesim komunitetin edhe në zgjidhjen e problemeve tjera me të cilat ju ballafaqoheni”, tha drejtori Beka.
Komuna e Mitrovicës, në njoftimin për media, ka thënë se banorët e Kqiqit të Madh falënderuan drejtorin Beka, por edhe kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri, për të cilin thanë se “e mbajti premtimin që ua kishte dhënë para se të bëhej kryetar, se do ua asfaltoj të gjitha rrugët”.