Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

As të enjten e të premten s’mbahet mësim

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se për shkak të temperaturave të ulëta, mësim nuk do të mbahet as të enjten dhe të premten, më 1 dhe 2 mars.

Sipas MASHT, vendimi është marrë pas mbledhjes së raporteve për gjendjen e krijuar nga temperaturat e ulëta nëpër komuna dhe në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, si dhe duke pasur parasysh të dhënat që dalin nga Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës.

“Ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen gjatë këtij gjysmëvjetori në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.