Bashkimi me Listën Serbe për të qeverisur vendin është tradhti ndaj popullit, sipas Agim Bahtirit nga AKR-ja.
Nënkryetari i partisë së Behgjet Pacollit, thotë se ka edhe deputetë të PAN-it që do të votonin kundër qeverisjes që mund të jetë e kushtëzuar nga deputetët serbë.
“Nëse i kanë numrat le të udhëheqin, por po ju them se nuk i kanë numrat as ata që janë brenda koalicionit. Edhe brenda PAN-it do të votojnë kundër. Nuk e kushtëzon qeverinë tonë të ardhme me Listën Serbe. Nuk e dimë a është kryeministër Haradinaj, apo dikush tjetër nga Beogradi. Kushtëzimi i Beogradit për një ego të tyre nuk është i pranueshëm për qytetarët e Kosovës. E dimë qëndrimin e tyre. Për çdo shqiptar është i papranueshëm. Ata që hyjnë në koalicion me ta edhe duan ta bëjnë qeverinë me ta, kjo nuk do koment. Kjo është tipike tradhti”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
-
Bahtiri thoshte se më parë shkon në tabut se me PDK-në, e Sejdiu s’kishte votë për PAN-in – tash heshtin
-
Bahtiri: AKR-ja ka marrë vendim të mos bëjë koalicion me PAN-in
-
Bahtiri: S’bëjmë koalicion me PAN-in, synojmë grup parlamentar me LAA-në
-
Bahtiri: AKR-ja ka marrë vendim të mos bëjë koalicion me PAN-in
-
Haxhiu - Lekajt: Jeni në gjendje ta rrezikoni Republikën vetëm për ta pasur Ramushin kryeministër