Kosova kërkon herë pas here gojarisht kthimin e 1244 artefakteve që ia plaçkiti Serbia para se të largohej nga Kosova sipas kushteve të përcaktuara në Rezolutën 1244 të 10 qershorit 1999, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Por Kosova, pothuajse njëzet vjet pas përfundimit të luftës, ende nuk ka strategji zyrtare si duhet të veprohet në raport me Serbinë, e cila pretendon se ia “huazoi” në fund të viteve nëntëdhjetë për t’ia ekspozuar popullit serb, shkruan sot “Koha Ditore”.
Madje institucionet e Kosovës kanë pikëpamje të ndryshme për mënyrën e shtrimit të kërkesës, për kthimin e artefakteve arkeologjike dhe etnologjike. Përderisa institucionet e trajtojnë rrallëherë këtë çështje, artefaktet ekspozohen herë pas here nëpër qytetet serbe, si pjesë e promovimit të vlerave të territorit të Kosovës.
Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën djep të sajin, megjithëse është pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Përfaqësuesit më të lartë, përfshirë presidentin Hashim Thaçi, pretendojnë se gjatë bisedimeve në Bruksel kanë shtruar edhe kërkesën për kthimin e artefakteve të kohës së neolitit dhe mesjetës.
Në Prishtinë zyrtarë të lartë politikë e institucionalë janë me dy mendje nëse duhet të ndiqen rrugët legale ndërkombëtare për ta paditur Serbinë për plaçkitje, apo të pritet arritja e një marrëveshjeje eventuale përfundimtare ndërmjet dy shteteve.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
-
Kosova kërkon izolimin ndërkombëtar të Serbisë
- Të mos harrohet se Serbia e Millosheviqit ka bërë pastrim etnik në Kosovë
-
Sakralocidi serb në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë – trashëgimi e humbur që s’kthehet dot
-
Konjufca në Këshill të Sigurimit: Serbia të përballet me realitetin, ta njohë Kosovën
- Kur na përqafon francezi çfarë duhet të kujtojmë