Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj kanë nënshkruar kontratën e re kolektive, raporton Koha Ditore.
Ministri është zotuar se me ketë kontratë do të përmirësohet pozita e mësimdhënësve dhe se ka marrë edhe mbështetje nga komunat që kontrata të realizohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBajrami ka kërkuar që SBASHKu mos të angazhohet vetëm për rritje të pagave por edhe për ngritje të cilësisë. Ndërkaq, Rrahman Jasharaj ka thënë se e veçanta e kontratës është se tani e tutje nuk do të përfshihen vetëm të punësuarit në arsimin parauniversitar por edhe të punësuarit ne universitet.
Sipas tij, në kontratë precizohet që MASHT-i bashkë me Ministrinë e Financave do të angazhohen për të gjetur mjete për te realizuar kërkesat që dalin nga kontrata.