“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as nuk lidh fryt, nëse nuk ujitet me lot e gjak”, është një postulat i shkrimtarit Arturo Graf, të cilit nuk i del prova në rastin e Kosovës.
Historia e ngritjes dhe mbajtjes së shkollave shqipe gjatë shekujve të okupimit njeh sakrificë e flijim, por frytet nuk janë duke iu parë arsimit, që prej çlirimit në vitin 1999, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë ky një sektor që i është nënshtruar eksperimentimit që prej pasluftës, por edhe që vazhdon të vuajë nga mungesa e politikave të cilat sigurojnë cilësi, nga korrupsioni dhe nga ndërhyrjet e mëdha e të vazhdueshme politike.
Halim Hyseni, ekspert i arsimit dhe njeri që është marrë aktivisht me politika arsimore që nga vitet ’80, niset nga kjo situatë, për të dhënë alarmin rreth së ardhmes që e pret shtetin e dalë nga okupimi dy dekada më parë.
“Pas çlirimit, ne kemi dështuar”, konstaton Hyseni. “Gjendja që sot është në arsim e atakon të ardhmen e Kosovës. Me të, Kosova nuk ka perspektivë. Duhet të ndryshojë me urgjencë. Jo me improvizime, por me ndryshime sistemore”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)