Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arsenali i armëve në veri – një pjesë u gjet në pusetë kanalizimi

armet

Policia e Kosovës ka konfiskuar sasi të konsideruar armësh gjatë operacionit të së premtes në veri, ku janë kontrolluar dy lokacione, njëri në pronësi të Marjan Radojeviqit e tjetri të Zarko Cvetkoviqit.

Policia ka dhënë detaje të reja për vendin e saktë te “Tre Rokaqiejt” ku u konfiskua një pjesë e armëve. Ajo ka bërë të ditur se mbrapa një ndërtese në një pusetë kanalizimi ka gjetur dhe sekuestruar tri armë automatike AK-47, dy karikatorë me nga 30 fishekë të cal.7.62 mm, dy karikatorë të zbrazur, 11 fishekë të armës së gjatë, një këllëfë të pistoletës dhe një çantë ushtarake.

Ndërsa, te “Çeta e Minatorëve” në një shtëpi të pabanuar Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të madhe të armatimit të modeleve të ndryshme si dhe eksplozivit.

Radojeviq e Cvetkoviq janë në listën e të kërkuarve për sulmin në Banjskë më 24 shtator, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Armët e konfiskuara:

Edhe Arsenali i armëve në veri u kap në pronat e të kërkuarve për sulmin në Banjskë Kronikë Arsenali i armëve në veri u kap në pronat e të kërkuarve për sulmin në Banjskë

Lokacioni 1:

•3 Arme te gjata AK-47

•4 Karikatore me 60 fisheke

•1 keher me 11 Fishek

•1 kellef revole

•1 cante ushtrake

Lokacioni 2:

•1 rrip brezi me 25 fishek per arme gjuetie.

•23 fishek per arme gjuetie

•Pistolete TT me 1 karikatore me 8 fishek

•3 karikator me nga 8 fishek

•2 karikator ne fotrolle

•28 fishek per arme te gjate

•10 kreher me fishek te armës se gjate (99 fishek)

•1 kuti me fishek 7x62

Edhe Policia gjen armë e municion në tri lokacione në veri Kronikë Policia gjen armë e municion në tri lokacione në veri

•4 pastruese te armës

•Kuti me lende te dyshimte

Lokacioni 3:

•Arme e gjate me bajonete

•1 pistolete me 2 karikatore me nga 8 fishek 7x62 dhe 1 fotroll.

•Cante e zeze me pajisje per pastrim te armës

•2 kutia me nga 50 fishek 7x62

•3 karikatore me fotrolla me nga 8 fishek

•Arme e gjate gjuetie me cante.

Lokacioni 4:

•Iriq metalik

•Jelek i brendshëm Antiplumb

•30 cope mjet i dyshuari Eksploziv TM 100

•1 Uniforme

•Cante e zeze me pajisje te ndihmës se pare

Edhe Policia gjen sërish armë e municion në një shtëpi në veri Kronikë Policia gjen sërish armë e municion në një shtëpi në veri

•Adapter per Radiolidhje