Analisti dhe gazetari Kastriot Myftaraj është arrestuar mbrëmjen e djeshme me akuzën “thirrje për vepra të dhunshme në kundërshtim me Kushtetutën”.
Arrestimi i tij erdhi pas publikimit të shkrimit për ambasadoren e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin të cilën e konsideronte “prostitutë kroate që shqiptarët mund ta vrasin”, transmeton Koha Jonë.
Njoftimi i policisë
Ne date 09.05.2017 Strukturat pergjegjese ne Policinë e Shtetit ne bashkëpunim me Prokurorine prane Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane arrestuan shtetasin Kastriot Myftaraj, 51 vjeç banues në Tiranë, me profesion gazetar e jurist.
Myftaraj ka botuar në media një shkrim ku ben thirrje te hapura per te kryer vepra te dhunshme kundër rendit kushtetues.
Ai akuzohet per thirrje publike per veprime te dhunshme, mbi bazen e nenit 223 te Kodit Penal “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.
-
Brukseli nuk i toleron kërcënimet ndaj ambasadores Vlahutin
-
Hahn falënderon Kadarenë
-
Koci: Një shqiptar nga Kosova po mbahet në paraburgim në Serbi që nga 20 maji
-
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje ndaj një gazetari
-
Palokaj për arrestimin e Mogherinit: Një prej skandaleve më të mëdha që e ka goditur BE-në