Vetëvendosje përmes Facebookut ka njoftuar se në kufi me Maqedoninë, nga Policia e Kosovës është arrestuar deputetja e kësaj partie Donika Kadaj Bujupi, transmeton Koha.net.
Vetëvendosje nuk jep detaje të arrestimit por thotë ai është bërë për shkak të zhvillimeve aktuale rreth Demarkacionit.
Ky është reagimi i Vetëvendosje për këtë arrestim:
Policia ka arrestuar deputeten Donika Kadaj në kufi me Maqedoninë. Arrestimi i saj është bërë për vepra të mëhershme dhe është skandal i papranueshëm. Ky arrestim, në kohën kur paralajmërohet sjellja e demarkacionit në Kuvend, është provokim i situatës. Sjellja e këtij pushteti përballë opozitës është bërë e patolerueshme. Këto veprime të padrejta të një pushteti kriminal do ta tensionojnë situatën.
Përndjekja e deputetëve e aktivistëve të ndalojë menjëherë. Marrëveshja për demarkacionin nuk duhet të vijë në Kuvend.
Demarkacioni nuk kalon.
-
VV: Qeveria Haradinaj, si ato Thaçi e Mustafa ndaj opozitës
-
Kadaj-Bujupi ankohet në sjelljet e prokurores, e quan të pakuptimtë arrestimin e saj
-
Lirohet Donika Kadaj-Bujupi
-
PK: Për Donika Kadaj – Bujupin është zbatuar urdhërarresti, shoqërohet në gjykatë
-
Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti