Policia në Manastir të Maqedonisë ka njoftuar sot se ka paraqitur kallëzim penal kundër katër personave të mitur për shkak të dyshimeve se kanë hedhur kokteje të Molotovit në Muzen e Aflabetit të Shqipes.
Sipas policisë, tre të mitur nga Manastiri dhe një tjetër nga një vendbanim i afërt, të moshës 16 dhe 17 vjeçare, në fillim të këtij muaji gjatë natës kanë hedhur kokteje të Molotiovit në këtë muze dhe janë përpjekur ta ndezin atë.
Gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur më shumë gjurmë dhe gjësende, në të cilat gjatë ekspertizës është gjetur ADN-ja e një të mituri, kundër të cilit është paraqitur padi penale.
Artikuj të ngjashëm
-
Tentimi për djegien e Muzeut të Alfabetit, sulm ndaj kulturës shqiptare
-
Arrestohen tre të mitur, dyshohet se ata ia vunë flakën Muzeut të Muzikës në Gjakovë
-
Kapen sulmuesit e Shtëpisë së Alfabetit në Manastir
-
Dënohet sulmi ndaj muzeut të Alfabetit shqip në Manastir
-
Vandalizohet dhe tentohet t’i vihet flaka muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir