Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është mbledhur sot, pa arrestimit të kryeshefit të tyre dhe drejtorit të financave dhe administratës me dyshimin se janë përfshirë në rastin e marrjes së ryshfetit në vlerë për 8, 000.00 euro.
Nëpërmjet një komunikate për media KPM ka ritheksuar se janë të gatshëm që të ofrojnë bashkëpunim të plotë për institucionet e drejtësisë në mënyrë që të ndihmojnë në zhvillimin e hetimeve deri në përfundim të rastit.
“Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka mbajtur sot në orë 14:00 një mbledhje të jashtëzakonshme, pas situatës së krijuar me ndalimin nga institucionet e rendit dhe drejtësisë të dy zyrtarëve publik të Zyrës Ekzekutive të KPM-së. Në këtë mbledhje Komisioni ka diskutuar për situatën e krijuar në Zyrën Ekzekutive dhe pas shqyrtimit ka kërkuar një interpretim nga Departamenti Ligjor i KPM-së, se si të procedohet tutje sipas obligimeve ligjore. KPM shpreh edhe një herë gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim të plotë me institucionet e drejtësisë në mënyrë që të ndihmojë në zhvillimin e hetimeve deri në përfundim të rastit”, thuhet në komunikatën e KPM-së.
-
Arrestohet kryeshefi i KPM-së, Luan Latifi, nën dyshimin për ryshfet
-
Një drejtor në KPM ndalohet nën dyshimin për ryshfet
-
Ndalohet për 48 orë një person, dyshohet se mori ryshfet për të zbuluar informata për prona të caktuara
-
Paraburgim ndaj 3 zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, dyshohen për keqpërdorim detyre e ryshfet
-
Aksion i Prokurorisë në Prishtinë, katër të arrestuar nën dyshime për keqpërdorim detyre dhe ryshfet