Armëmbajtësit pa leje, pas gjysmës së këtij viti, i pret dënimi me burg deri në pesë vjet. Këtë e ka bërë të ditur, të mërkurën, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, në takimin e parë për këtë vit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Prishtinës .
Ai i ka bërë këto komente gjatë informimit të anëtarëve të KKSB-së në lidhje me procesin e legalizimit të armëve nga Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan sot Koha Ditore.
Zeka ka thënë se 99 për qind e rasteve të incidenteve me armë janë bërë nga përdoruesit e armëve ilegale, ndërkohë që në nivel vendi llogaritet se janë mbi 250 mijë armë ilegale në duar të qytetarëve. Ndërkohë, që derisa po mbahej ky takim i Këshillit të Sigurisë, në Prishtinë ka ndodhur edhe një tjetër vrasje, e një të riu prishtinas.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
IKD: Në tri vjetët e fundit vetëm në një rast është shqiptuar dënimi me burgim për armëmbajtje pa leje
-
Interesim i vogël i qytetarëve për legalizimin e armëve pa leje
-
Kontrolli mbi armët pa leje synohet të bëhet përmes mundësisë së dorëzimit dhe legalizimit të tyre
-
Kontrolli mbi armët pa leje synohet të bëhet përmes mundësisë së dorëzimit dhe legalizimit të tyre
-
“Parandalimi i përdorimit të armëve kompetencë e organeve tjera, mungon komunikimi ndërinstitucional”