Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ARKEP: ‘Telenor’ dhe “Vip Mobile’ shuhen përfundimisht

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), njofton se që nga dje përfundimisht janë ndërprerë të gjitha shërbimet e operatorëve të telefonisë mobile “Telenor” dhe “ViP mobile”, të cilët që nga paslufta kanë vepruar në mënyrë të pa autorizuar në territorin e Republikës së Kosovës.

Siç është bërë publike më herët, afati përfundimtar i caktuar nga ARKEP për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve nga operatorët në fjalë ka qenë 1 maji i këtij viti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për të verifikuar përmbushjen e këtij detyrimi, ekipi i ekspertëve të Radio Monitorimit nga ARKEP gjatë ditës së sotme ka realizuar matje në pjesë të ndryshme të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht hapësirave ku më herët kanë pasur mbulueshmëri operatorët ‘Telenor’ dhe ‘ViP mobile’ dhe është konstatuar se janë ndërprerë shërbimet e tyre”, thuhet në një komunikatë të ARKEP-it.

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore dhe plotësimin e nevojave për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ARKEP udhëzon dhe mbështet operatorët Telekomi i Kosovës dhe IPKO që të rrisin mbulueshmërinë edhe në pjesën veriore të vendit.