Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arifi siguron se Kosovës nuk do t’i merret “asnjë metër e tokës për asnjë çmim”

Foto: Koha

Shefi i grupit negociator me Serbinë, Avni Arifi ka shkruar se sovraniteti dhe territori i Kosovës nuk cenohet nga askush për asnjë çmim.

“Asnjë metër të tokës së Kosovës për asnjë çmim!!!! E urryeshme është ngrirja e konfliktit, e urryeshme është pasiguria dhe gjendja ekzistuese, por asnjëra nuk e meriton dhe nuk e merr kurrë as një metër të Kosovës. Sovraniteti dhe territori i Kosovës nuk cenohet nga askush për asnjë çmim. As tash as kurrë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky reagim i Arifit vjen pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “edhe nëse vetëm një metër të Kosovës e kthejmë, do të konsiderohej fitore”.

“Edhe nëse vetëm një metër nga ajo që të gjithë kanë humbur, është fitore, sepse sot nuk kemi asgjë”, ka thënë Vuçiq duke iu referuar Kosovës.