Avni Arifi, shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka deklaruar pas përsëritjes së kërkesës nga Bashkimi Evropian për tërheqje të taksës ndaj mallrave serbe.
Për këtë Arifi ka thënë se më shumë do të donte që Mogherini e ekipi i saj të ishin të mobilizuar për implementimin e marrëveshjes për energji, se që po kërkohen tërheqjen e taksës.
“Do të dëshiroja që Mogherini dhe ekipi i saj të ishin të mobilizuar për implementimin e marrëveshjes për energji, ashtu siç janë mobilizuar për hjekjen e taksës 100%. Befasuese të shohësh tērë këtë dinamikë, tërë këtë emocion në mbrojtje të interesave serbe. Fatkeqësisht, kjo qasje e njëanshme solli te dështimi i plotë i dialogut”, ka shkruar Arifi në Facebook.
-
Rritet presioni mbi Qeverinë për heqjen e taksës, Haradinaj nuk zmbrapset
-
Mogherini kërkon heqjen e taksës dhe arritjen “urgjente” të marrëveshjes mbi të gjitha çështjet e hapura
-
Mogherini kërkon heqjen e taksës dhe arritjen “urgjente” të marrëveshjes mbi të gjitha çështjet e hapura
-
Arifi përmend formatin e ri të dialogut si shkas për pezullimin e taksës
-
Mogherini flet pas takimit me ekipin negociator