Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arifi: Kurti ka inate personale me mua, ka rënë në grackën e Serbisë

Shqiprim Arifi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka inate personale me të, derisa e akuzoi atë se e ka përçarë skenën politike në Luginën e Preshevës.

Ai deklaroi në “60 Minuta” të mërkurën se Kurti ia kishte mbajtur anën partisë së këshilltares së tij, Ardita Sinani, “Partia për Veprim Demokratik në Preshevë”, derisa tha se partitë e tjera i kishte injoruar dhe s’i kishte ftuar as në takime.

Sipas kreut të Preshevë, partitë politike në Luginë të Preshevës ishin përçarë në zgjedhjet e 2020-s, por siç tha ai, me ardhjen e Kurtit në pushtet, “i përçau partitë”.

“Albin Kurti ka inate personale me mua, skena politike është përçarë për shkak të Kurtit. Ia ka mbajt anën një partie, nga 6 sa janë, gjithçka që ka vendosur në Luginë, apo vizita apo paratë, kanë ardhur në duart e një parti, që është e këshilltare e tij, Sinani dhe Shaip Kamberi që është deputet i Vuçiqit në parlamentin e Serbisë. Në të gjithë ftesat që janë bërë nga Qeveria, i ka mbajtur anë vetëm një partie, e të tjerat i ka lënë anash”, tha ai.

Sipas Arifit, Kurti po bën gabime me qasjen e tij ndaj ndërkombëtarëve, në lidhje me situatën e krijuar në veri.

Edhe Arifi: Në Luginë po na përçan dikush me emrin Albin Kurti Arbëri Arifi: Në Luginë po na përçan dikush me emrin Albin Kurti

Ai tha se Kurti ka rënë në grackën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe i ka prishur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

S’e kam ditur që Kurti hyn në këto tradhtitë apo përgatitjet e Serbisë për të hyrë ne në ato që i përgatit SERBIA. S’e kam ditur, por e kam nuhatuar pasi kam pasur një diskutim me të. Partnerët ndërkombëtarë e thonë atë që e kemi thënë ne

“Kurti po bie në grackën e Serbisë. Serbët e lypin dikë që hynë në politikat e deeskalimit, e gjuan gurin, por e fsheh dorën...Në këtë kontekst gjendemi për momentin.

Nga Vuçiqi prej që të vendosë gracka për të shpëtuar veten dhe partine e tij dhe të jetë një dorë e zgjatur e Rusisë në Ballkan, e unë pres më shumë nga Kurti. E kemi një kryeministër që mendon se është ‘creme de la creme’ e mençurisë ndërkombëtare dhe mendon se duhet ta mësojë SHBA-në për politikën në Ballkan...Kurti s’e mban fjalën që e thotë. Është më shumë për eskalim. Edhe në Kuvend ka qenë eskalues, edhe në rrugë eskalues, edhe në formimin e partisë ka qenë eskalues. Besoj qe nën petkun e qëllimit të mirë për të shtrirë sovranitetit e ka eskaluar situatën, është dashure të koordinohet me partnerin tonë... (Kurti) është person në natyrën e tij eskalues dhe pa koordinim e sinkronizim me partnerin tonë, e ka eskaluar situatën. Situata po eskalohet çdo ditë e më shumë”, tha Arifi.

Kreu i Preshevës theksoi se Prishtina dhe Tirana është dashur të koordinohen më tepër për temën e Asociacionit. Ai tha se kryeministri Kurti është person që bllokon zgjidhjen e ofruar nga ndërkombëtarët.

Edhe ​Arifi me akuza për Kurtin: Po i përçan shqiptarët në Luginë Arbëri ​Arifi me akuza për Kurtin: Po i përçan shqiptarët në Luginë

“Prishtina me Tiranën është dashur të koordinohen më shumë për Asociacionin, Edi Rama s’e ka pasur qëllimin e keq. Albin kurti është personi që bllokon një zgjidhje me ndërkombëtarët dhe me Serbinë sepse ka probleme partiako-politike, pasi ka thënë se VV-ja s’e përkrah Asociacionin”, theksoi ai.