Avni Arifi, shefi i kabinetit të kryeministrit, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur ish-kryeministrit Isa Mustafa, duke deklaruar se është absurde dhe për gjynah konstatimi se 50 milionë euro që Kosova për çdo muaj i importonte nga Serbia qenkan zëvendësuar me kontrabandë.
“Është absurd, i ligë dhe për gjynah konstatimi se 50 milionë që Kosova për çdo muaj i importonte nga Serbia qenkan zëvendësuar me kontrabandë. Njerëz, mos u tallni me inteligjencën tuaj!!! E vërtetë se ka kontrabandë dhe gjithë ka pasur, por të pohohet se efekti i tarifës është i papërfillshëm është xhelozi pak e ‘vocërr’ e pak e sëmurë”, ka thënë Arifi.
Lexo edhe: Mustafa: 100 për qind taksën po e paguan Kosova, e jo Serbia e Bosnja
“E vërteta është se shteti serb për momentin ka mbetur pa këtë treg dhe çdo ditë e më shumë po kuptohet se cilido shtet nuk mundet ta ketë një treg njerëzit e të cilit as nuk i njeh, as nuk i respekton. Kosova s’po paguan për tarifa. Kosova po respekton vetveten”, ka thënë Arifi.
-
Hoti: Qeveria e ka kthyer Serbinë si partner kryesor tregtar të Kosovës
-
Muja i përgjigjet Haradinajt për çështjen e importeve nga Serbia
-
Shqipëria sfidon Serbinë për importe në Kosovë
-
Mustafa: Me reciprocitet dëshpërimi në Serbi mund të jetë edhe më i madh se me tarifën 100 %
-
Importi nga Shqipëria është rritur për 10 % nga viti i kaluar