Dritëro Arifi, profesor i Shkencave Politike, ka thënë se njëra prej kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën, e që është sekret publik edhe në vetë BE-në, është dialogu Kosovë-Serbi.
Arifi ka thënë në “DESKU” të KTV-së se Kosova e humbi rastin për ta fituar liberalizimin në kohën kur Gjeorgjia, Ukraina dhe Moldavia e morën dritën e gjelbërt në këtë drejtim.
“E humbëm hapin kur Gjeorgjia, Ukraina dhe Moldava veç e morën ditën e gjelbër për liberalizimin e vizave dhe ne nuk ishim në atë agjendë. Kjo na penalizoi por edhe në aspektin politik për shkak që njëra prej kritereve që nuk po thuhet, por është sekret publik edhe në vetë BE-në, dhe është dialogu Kosovë-Serbi. Ndoshta në atë kohë ka ekzistuar një dritare që ne nuk e shfrytëzuam. Nga aspektin i brendshëm faji është tek politika kosovare në tërësi, ndërkaq në fazën e mëvonshme, kur KE-ja pati thënë se kushtet janë plotësuar dhe tash topi është në Këshillin e Ministrave të BE-së. Për fat të keq në atë kohë ndryshuan politikat e BE-së”, ka thënë Arifi.
Ai ka lënë fajtore politikën e brendshme në Kosovë, e cila siç ka thënë, e ka lënë prapa Kosovën.
“Mendoj që faktori i brendshëm e ka pasur një rol të rëndësishëm sidomos nga viti 2014-2017, këto tri vite ne në njëfarë mënyre shumë pak kemi lëvizur në agjendën evropiane për shkak të fragjilitetit institucional, për shkak të ndryshimit të Qeverive, për shkak të atij bllokut VLAN që gjashtë muaj ishim pa institucione. Papjekuria jonë shoqërore na ka lënë prapa, sepse politika ka momentume kur duhet të reagohet me kohë që ajo të japë një rezultat të caktuar”, është shprehur Arifi.
Arifi: S’do të ndodhë ikja e të rinjve nëse bëhet liberalizimi i vizave
Edhe
Liberalizimi i vizave, analistët shprehen optimistë për lëvizje pozitive sivjet
Dritëro Arifi, profesor i shkencave politike, ka thënë se nuk beson që të rinjtë e Kosovës do të ikin në mënyrë masive nga Kosova, në momentin që do të ndodhë liberalizimi i vizave.
Arifi ka thënë se shumica e familjeve në Kosovë e kanë dikë në diasporë dhe se me liberalizimin e vizave, të rinjtë kosovarë do të duan të ikin në vendet e BE-së, për t’i parë ato.
“Me 1,8 milionë banorë, ku e dimë që shumica e popullatës e kanë dikë në perëndim, nuk besoj që tek kosovarët mund të ndodhë ai efekti i ikjes. Ajo nuk është ikje, është një lloj mënyrë për të parë se çka ka në BE. Shumica e të rinjve nuk kanë shkuar përtej Shkupit e Tiranës. Kosovarët janë i vetmi komb që pas luftës janë kthyer menjëherë. Në vendet e tjera s’ka ndodhë kthimi i menjëhershëm. Ky është indikator që nuk ikin të rinjtë menjëherë. 1,8 milionë banorë nuk përbën rrezik për BE-në. Enti i Statistikave në Gjermani konfirmon se prej 300-400 mijë vende të punës Gjermania ka nevojë në vit që të mbulohen. Jo vetëm Kosova, por gjithë Ballkanin Perëndimor mund ta përthithin brenda gjashtë muajve”, ka thënë Arifi.