Kërkesat e derivateve janë shtuar brenda këtyre dy muajve të verës. Shitësit tregojnë se ardhja e mërgimtarëve ka shtuar edhe qarkullimin e automjeteve dhe kjo ka ndikuar që edhe kërkesat për derivate të rriten.
Ndërsa çmimet brenda kësaj jave kanë pasur një ngritje të lehtë, raporton KTV.
Nga Shoqata e Naftëtarëve vazhdojnë ta ngritin si shqetësim kontrollimin e lëvizjeve të çmimeve. Ka pothuajse tre vjet që ata kanë kërkuar formimin e një institucioni që do të merrej me lëvizjet e çmimeve.
Berjani ka thënë se pret që me formimin e institucioneve të reja të krijohet edhe ky institucion, siç ka thënë ai tejet me rëndësi.
Sipas tij, më shumë se 2 milionë litra derivate kanë hyrë brenda 24 orëve në Kosovë.
-
Ardhja e mërgimtarëve rrit çmimin e naftës në Kosovë
-
Rritet sërish çmimi i naftës, naftëtarët thonë se ka pak ndryshim
-
Rriten çmimet e derivateve, të pa përballueshme për qytetarët
-
Rriten çmimet e derivateve, të pa përballueshme për qytetarët
-
Me gjithë ngritjen e çmimit të derivateve, qytetarët s’i ndalin veturat