Tiranë, 24 prill - Bashkia e Shkodrës u vizitua sot nga një grup nga Kroacia, pjesa më e madhe e të cilëve arbneshë të Zarës.
Vizitorët u pritën në sallën e Këshillit Bashkiak, nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ku është zhvilluar një bashkëbisedim i ngrohtë.
Bashkësia e Arbneshëve të Zarës në Kroaci është krijuar para rreth 300 viteve me shqiptarë të shpërngulur nga vise të ndryshme të Shqipërisë. E veçanta e grupit që vizitoi bashkinë është se të parët e tyre i kanë rrënjët pikërisht në rajonin e Shkodrës.
“Ky komunitet dallohet për ndjenjat e forta kombëtare dhe kultivimin brez pas brezi të kulturës dhe gjuhës shqiptare. Vizita e sotme mund të konsiderohet si starti i një bashkëpunimi të mundshëm mes Bashkisë së Shkodrës dhe asaj arbneshe të Zarës në Kroaci, mbështetur mbi lidhjet e gjakut që i kanë rezistuar shekujve”, bën të ditur Bashkia e Shkodrës.
Në përbërje të grupit ishin mësues dhe drejtues të shkollave dhe përfaqësues të Bashkisë së Zarës.
{gallery}
-
Abrneshët e Zarës – tre shekuj në mbrojtje të identitetit
-
BE-ja kërkon të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, por nuk ndëshkon ata që e mohojnë
-
Shqiptarët protestojnë në Zarë të Kroacisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
-
Stuhi e fortë në Slloveni
-
Kroacia gjen katër trupa emigrantësh afër kufirit me Slloveninë