Në trevjetorin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova është deklaruar kundër taksës së Kosovës vënë ndaj mallrave të Serbisë, raporton “Koha Ditore”.
Ajo, në konferencën e Institutit EPIK kushtuar tre vjetorit të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ka kërkuar nga Kosova zbatimin e MSA-së.
“Fatkeqësisht ka vendime kundër zotimeve të MSA-së. Është taksa ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Tarifa 100 për qind nuk është vetëm shkelje e CEFTA-s por kundër frymës së MSA-së. Do ta dobësojë rrugën konkurruese dhe e bën më pak Kosovën atraktive për investime”, ka thënë ajo.
-
Kryeministri u rikthehet përplasjeve me zyrtarët e Brukselit
-
Në përvjetorin e MSA-së, BE-ja kërkon heqjen e taksës e Haradinaj akuzon Mogherinin
-
BE-ja rikërkon heqjen e taksës për fillimin e dialogut
-
Ambasada Amerikane në Prishtinë shprehet kundër masës 100 për qind për mallrat serbe
-
Mogherini kërkon heqjen e menjëhershme të taksës ndaj Serbisë