Të gjitha institucionet kryesore qeveritare duhet të punojnë në mënyrë të koordinuar drejt avancimit të reformave kyçe, për të arritur një rezultat të suksesshëm në aplikim për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Kështu u tha gjatë diskutimit “Kosova, Presidenca e Këshillit të BE-së dhe Strategjia e re e Ballkanit Perëndimor - Çka mund të presim”, ku morën pjesë shefja e BE-së në Kosovës, Natalya Apostolova, Dhurata Hoxha, ministre e Integrimeve Evropiane, Nedyalcho Danchev, ambasador i Bullgarisë, Gernot Pfandler ambasador i Austrisë, ndërsa moderator Augustin Palokaj, nën organizimin e GIZ-it gjerman.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha tha se publikimi i Strategjisë për Zgjerim para pak javësh, ishte një lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin në përgjithësi, sepse Kosova e ka më të qartë pozicionin e vet dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane, me kusht që të ndërmerren reformat përkatëse. Ajo ka përmendur edhe punët që duhet t’i kryejë Kosova.
“Në këtë drejtim Kosova duhet të fokusohet në fuqizimin e sundimit të ligjit, sigurinë dhe migracionin, zhvillimin social –ekonomik si dhe marrëdhëniet me shtete fqinjë. Të gjitha fushat në të cilat strategjia e KE-së kërkon fokus dhe përparim janë të domosdoshme për Kosovën. Fakti që këto fusha janë përmendur shprehimisht duhet të mobilizojë institucionet e Kosovës për punë më intensive për reforma. Çështja e marrëdhënieve me Serbinë, besoj që mund të jetë një përfitim tjetër që Kosova nga strategjia. Kjo strategji e ka bërë të qartë se BE-ja nuk do të importoj probleme që është një mesazh i zëshëm për Serbinë se duhet vazhduar dialogu me qëllime konkrete dhe nuk do të mund të anëtarësohet në BE pa e zgjidhur problemin me Kosovës”, tha Hoxha.
Sipas saj kjo strategji i ka treguar Serbisë se dialogu është i domosdoshëm për të dyja palët dhe se sipas saj kjo është shumë e rëndësishëm, sepse Serbia duhet të kuptojë se dialogu do të përmbyllet me vetëm një marrëveshje të pranueshme nga të dyja palët.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostollova, ka thënë se çështja më e madhe për Kosovën është adresimi i reformës në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat fondamentalë, qeverisja e mirë dhe puna drejt pajtimit dhe raporteve të mira fqinjësore.
Edhe
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
“Duhet të ketë luftim të krimit të organizuar, korrupsionit, një gjyqësor më efektiv dhe administratë efektive dhe efiçiente, që do të thotë se duhet të ketë një sistem arsimor që e përgatit rininë e Kosovës për një ekonomi konkurruese. MSA-ja që hyri në fuqi në vitin 2016 është raporti ynë kontraktual dhe paraqet kornizën për këto reforma. Kosova duhet të vazhdojë të zbatojë në mënyrë aktive këtë marrëveshje. Fuqizimi i funksionimit të institucioneve demokratike duke përfshirë dialogun konstruktiv me gjitha forcat politike në vend. Pra në parlament, kjo është një përgjegjësi për gjithë aktorët politikë por edhe për shoqërinë në tërësi. BE-ja nuk do të importojë mos marrëveshje bilaterale. Kjo është çështje urgjente. Strategjia tregon prioritetet në fushat për bashkëpunim të ndërsjellat dhe marrëdhënie të mira fqinjësorë. Kosova po ashtu edhe Serbia duhet të intensifikojnë përpjekjet pa normalizim të raporteve. Nuk mund të ketë rrugë tjetër drejt të së ardhmes në BE, por pajtimi është diçka që duhet të jetë si diçka që shihet përpara”, tha ajo.
Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Nedyalcho Danchev, ka thënë se strategjia tregon se dera është e hapur për zgjerim dhe po ashtu është e padiskutueshme element i padiskutueshme siguria.
“Mund të themi se strategjia është në pajtim me pritjet tona. Stabiliteti në rajon është element i padiskutueshëm për sigurinë e Evropës dhe kjo e bënë një rëndësi strategjike për BE-në. Është me rëndësi që strategjia të mbuloj gjitha 6-të shtete dhe bullgari konsideron se është rrugëtim i drejtë. Kryesimi i Bullgarisë ka theksuar ndërlidhjen rajonit përmes rrugëve, hekurudhës, energjisë, aspektin digjital, shkencën dhe kulturën. Strategjia është gjithëpërfshirëse afatgjatë dhe e drejtë. Reformat duhet të kryhen për një jetë më të mirë të qytetarëve të këtij vendi”, tha Danchev.
-
BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës
-
Kallas: Liderët politikë në Kosovë të angazhohen për formimin e shpejtë të institucioneve
-
Haxhiu: Është koha që BE-ja të bashkohet për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat
-
Costa: BE-ja s’mund t’ia kryejë detyrat e shtëpisë Kosovës