Nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë” në Kosovë është shënuar “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut”, ku në të gjithë vendin janë organizuar aktivitete për dhurim të gjakut me qëllim rritjen e vetëdijes së popullatës për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë të atyre që janë në nevojë.
Në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë është organizuar një aktivitet për dhurim të gjakut, ku kanë dhuruar gjak zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Organizimi i këtij aktiviteti për dhurimin vullnetar të gjakut, për drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut Bukurie Zhubi, është bërë të ndërgjegjësohet opinioni në lidhje me dhurimin vullnetar të gjakut, transmeton kp.
Zhubi bëri thirrje që të gjithë ata që gëzojnë shëndet të plotë të dhurojnë gjak, pasi sipas saj është shumë e rëndësishme që kjo Qendër të mos mbetet pa rezerva. Përveç në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, të gjithë ata që dëshirojnë të dhurojnë gjak gjatë ditës së sotme këtë mund ta bëjnë edhe ne Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ndërkohë që edhe në të gjitha Qendrat Regjionale janë të vendosur ekipe ku mund të dhurohet gjak.
Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në mënyrë të organizuar gjatë ditës së sotme kanë dhuruar gjak, e këtë sipas zëdhënësit të kësaj ministrie, Faik Hoti e kanë bërë në shenjë solidarizimi me të gjitha ata që kanë nevojë për gjak.
Edhe
Studentët mbledhin dhurata për fëmijët në QKUK
Gjithashtu, Hoti u shpreh se procesi i dhurimit të gjakut përveç anës humanitare e përmban edhe anën pozitive shëndetësore.
Që nga viti 2004, 14 qershori shënohet si “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut”, që përveç qëllimit për rritjen e vetëdijes së popullatës për të dhuruar gjak, ka qëllim edhe falënderimin për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjaku.
-
Liderët fetarë në Kosovë nënshkruajnë deklaratë kundër dhunës me bazë gjinore
-
Marshohet për ndërgjegjësimin për kancer të gjirit
-
“Zbulimi i hershëm – Mbijetesë”: Thirrje për vetëdijesim kundër kancerit të gjirit
-
Ofrimi i ndihmës së parë në shtëpi dhe rrugë derisa të arrijë ekipi i urgjencës mjekësore