Inicuesit serbë për të ashtuquajturin Apel për mbrojtjen e Kosovës, kanë thënë sot se “ndjekja e mitropolitit Amfilohije, është dëshmi se de fakto po përgatitet njohja e pavarësisë së Kosovës.
Duke theksuar se për tri ditë këtë apel e kanë nënshkruar 4.600 qytetarë, ndër të cilët edhe 11 kishtarë të lartë të Kishës Ortodokse Serbe dhe tetë akademikë, njëri nga iniciuesit e tij dhe kryetar i Këshillit Politik të Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska stranka Srbije - DSS), Milosh Koviq ka vlerësuar se me sulmet ndaj mitropolitit Amfilohije, pushteti po e dëshiron largimin e vëmendjes nga përmbajtja e apelit dhe regjistri i nënshkruesve të tij.
"Krijohet përshtypja se është pritur shkaku që të sulmohet Kisha Ortodokse Serbe si njëri nga pengesat e fundit në mbrojtje të Kosovës. Kjo ndjekje tregon se po përgatitet pranimi i karriges për Kosovën në OKB", citon kossev të ketë thënë Koviq.
"Apeli është kërkesë për ta ruajtur paqen e ruajtja bëhet me mbrojtje kufijsh. Apeli është edhe ftesë për jetën e përbashkët ndërmjet serbëve e shqiptarëve, ka thënë Koviq duke shtuar se idetë për ndarjen eventuale të Kosovës do të shkaktonin jo stabilitet në gjithë rajonin.
-
Kërcënim i ri nga Serbia
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
-
Më shumë se 20 serbë tërheqin dorëheqjet në Prokurorinë dhe Gjykatën e Mitrovicës
-
MPJD-ja u bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë
-
Koci: Qytetari nga Kosova pretendon se u detyrua t'u japë 2000 euro policëve serbë për të shmangur arrestimin