Gjykata e Apelit në Prishtinë ka kthyer në rigjykim dhe vendosje rastin e HIB-it me Komunën e Prishtinës lidhur me naftën në shkollat e kryeqytetit, pasi ka aprovuar ankesën e avokatit mbrojtës të HIB-it.
Avokati Arianit Koci ka thënë se padrejtësia ndaj HIB-it është korrigjuar në shkallën e dytë të Apelit.
“Ankesa ime u aprovua dhe u anulua Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinës. Çështja penale i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe vendosje. Sidoqoftë, nuk kam pasur dilemën më të vogël se ky aktgjykim do të anulohet”, ka thënë avokati Koci.
Gjykata Themelore në Prishtinë në muajin maj kishte shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve Kujtim Bucaliut dhe HIB Petrolit për shkak të veprave penale Mashtrimi dhe Mashtrimi i blerësve.
I akuzuari Bucaliu ishte dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve dhe dënim me gjobë në shumë prej 15 mijë eurove, të cilat dënime do të ekzekutoheshin pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Edhe
Shpallen të pafajshëm përfaqësuesit e HIB-it për naftën në shkolla, Ahmeti i zhgënjyer
I akuzuari “H.P” person juridik me përfaqësues SH.H, (Shkëlzen Hetaj) është dënuar me dënim unik me gjobë në shumë prej 30 mijë euro, të cilën shumë është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 dite, nga plotfuqishmëria e atij aktgjykimi.
Të akuzuarit “H.P” SH.P.K, i ishte konfiskuar Autoboti Cisterna-dizell e bardhë, me numër të regjistrimit 05-622–CO, me numër identifikues ËMAF022V96M190623, pronë e Kompanisë “H.P” SH.P.K, i cili është rezultat i veprës penale.
-
Dënim me burgim, me të holla dhe konfiskim për mashtrim të komunës së Prishtinës
-
Dënim me burgim, me të holla dhe konfiskim për mashtrim të komunës së Prishtinës
-
Prokurori: U vërtetua se HIB Petroli e mashtroi Komunën e Prishtinës me naftën e dëmshme për shkolla
-
14 kompani u gjobitën me mbi 4 milionë euro për kurdisje të çmimeve të naftës, “HIB” paralajmëron padi