Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Apeli kritikon Themeloren për vendimet që po merr në lëndët e korrupsionit

Gjykatën e Apelit po e shqetëson fakti që rasteve të rënda të korrupsionit, Gjykata Themelore po iu shpallë vetëm dënim me kusht.

Sipas kryetarit të kësaj gjykate, Hasan Shala, këtu po ndikon edhe mosargumentimi i mjaftueshëm nga ana e Prokurorisë, për shkak se siç thotë ai, prokurorët nuk caktohen që në fillim për hetimin e një rasti, raporton KTV.

Por, sipas tij, një ditë para seancës i dorëzohet lënda prokurorit të caktuar.

Kjo ka bërë që Apeli t’i kthejë në rigjykim shumë raste.

Shala, në një konferencë për media ku prezantoi punën gjashtëmujore të këtij institucioni gjyqësor, tha se janë shpallur aktvendime për të gjitha rastet e shënjestruara për liberalizim të vizave.

Edhe Gjykata e Apelit për një vit zgjidhi 17 mijë lëndë Arbëri Gjykata e Apelit për një vit zgjidhi 17 mijë lëndë

Shala, gjithashtu, tha se me gjithë sfidat dhe vështirësitë, gjyqtarët e kësaj gjykate kanë arritur t’i kryejnë mbi 6 mijë lëndë, nga 19 mijë sa ka pasur në punë.

Sipas tij, nëse këtë numër të lëndëve të zgjidhura, e krahasojmë me numrin e lëndëve të pranuara gjatë këtyre muajve, del se janë zgjidhur 91 % të lëndëve , apo 572 lëndë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2017.