Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Apel për të zvogëluar numrin e aksidenteve në komunikacion

Avokati Arianit Koci, ka bërë një thirrje me tre hapa, për të ndalur aksidentet e komunikacionit me fatalitet, të cilat po ndodhin në Kosovë. Vetëm sot, gjashtë persona kanë humbur jetën në Kosovë si pasojë e aksidenteve.

Një familje pesënëtareshe ka humbur jetën pasi shoferi nuk i është përshtatur kushteve të vozitjes, dhe ka goditur një autobus në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në Suharekë. Një grua, këmbësore, më pas është goditur për vdekje nga një veturë në hyrje të Shtimes.

Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e plotë të Kocit:

1. Policia e Kosovës duhet të jetë më rigoroze.

Shuarja e një familje pesë anëtarëshe në aksident komunikacioni, është alarm për krejt shoqërinë kosovare.

Thjesht, është e papranueshme që të kemi aq shumë viktima, dhe aq shumë aksidente në komunikacion.

Po na vdesin qytetarët në komunikacion, thuajse jemi në gjendje lufte.

2. Mungesa e kulturës së përgjithshme, rrjedhimisht sjellë edhe mungesën e kulturës në komunikacion.

Nëse një person nuk ka komunikim normal me askënd; krejt punët i kryen me lidhje politike, farefisnore apo me dhunë; është kapadai dhe mburret me ato sjellje, natyrisht që edhe në komunikacion është i tillë.

Nëse një person nuk pret në rend, nuk i jep përparësi të vjetrit apo shtatzënës - po mendoni që e respekton përparësinë në komunikacion?

Për më tepër, kjo sjellje nuk po ndëshkohet, dhe gradualisht është shndërruar në normë.

Model i sjellës.

Kaosi në politikë, ekonomi dhe sistem gjyqësor, e determinon edhe kaosin në komunikacion

3. Policia e Kosovës duhet gjithsesi t’i shtojë masat parandaluese dhe ndëshkuese. Nuk kemi zgjidhje tjetër.

Prandaj, zero tolerancë për vozitje:

- nën ndikimin e alkoolit;

- me tejkalim të shpejtësisë;

- me përdorim të telefonit.

Njëherësh, duhet të stopohen edhe vozitjet e politikanëve nën përcjelljen e policisë, me drita rotative dhe sirena. Po shkaktojnë kaos në komunikacion, e besa edhe aksidente - kohë pas kohe.

Artikuj të ngjashëm