Koha Ditore të dielën i kthehet njërës prej lëvizjeve më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës, asaj për pajtimin e gjaqeve dhe kryepersonazhit të saj, Anton Çetta.
Institucionet e Kosovës nuk po mund të merren vesh për formën e nderimit për veprën e Çettës, derisa rreth kësaj situate, shkruan edhe kryeredaktori i Kohës Ditore, Agron Bajrami.
Për figurën e Çettës flet Dom Lush Gjergji, që ishte pjesë e Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve, ndërsa pasojnë reportazhe nga vendi dhe bota.
Në 7 shkronja, përgjigjet këtë javë Arbnora Dushi, për t’iu kthyer një reportazhi tjetër nga Prizreni dhe përvojave të turistëve në këtë qytet.
Nga faqet e kulturës, vjen edhe një profil i aktores kosovare Arita Sadiku, që po bën karrierë në Angli, ndërsa në monument paraqitet një tjetër ndërtesë nga Prizreni, ajo e familjes Xhejshylmedine.
Gjithashtu edhe zhvillimet e fundit nga bota e filmit dhe muzikës i gjeni në faqet e kulturës, e në sport shkruhet për karrierën e trajnerit Ibrahim Karabeg.
Për kontributin e dhënë në gati dy dekada për klubin e futbollit Prishtina, flasin këtë javë vëllezërit Humolli.
Përveç kësaj, edhe shkrime të tjera nga teknologjia, trendet e fundit në modë, artikuj për fëmijë dhe shumë faqe enigmatikë, i gjeni në të dielën me Kohën Ditore.