Agjencia Kundër Korrupsionit ka marrë vendimin që të mbylla rastin ndaj kryesuesit të Këshillit drejtues të universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me arsyetimin se nuk ka prova për argumentimin e gjendjes së konfliktit të interesit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ushtrimi i këtij funksioni nga ana e Parim Kosovës, duke qenë njëkohësisht dhe bashkëpunëtor profesional në Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren sipas AKK-së nuk paraqet konflikt interesi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mbyllet rasti për Parim Kosovën, kryesues i Këshillit drejtues në universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, për shkak se nuk ka prova të mjaftueshme që argumentojnë dyshimin e arsyeshëm të gjendjes së konfliktit të interesit”, shkruan në vendimin e nënshkruar nga drejtori i AKK-së, Shaip Havolli. Aty theksohet se rasti mund të rihapet në çdo kohë kur mund të paraqiten rrethana të reja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.