Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ankesat në Supreme shtyjnë certifikimin e rezultateve

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit është shtyrë për shkak se kandidatët për deputetë kanë bërë gjashtë ankesa në Gjykatën Supreme.

Kjo Gjykatë ka afat prej 72 orësh për të shqyrtuar këto ankesa. Këtë e ka konfirmuar për KTV-në zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigonë Uka.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është bërë e ditur se janë rinumëruar 116 kuti të votimit.

Koordinatori i kësaj qendre Burim Ahmetaj, ka thënë se të dhënat e rinumërimit të këtyre kutive të votimit ende nuk janë publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së.

Artikuj të ngjashëm