Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Angela Griep, u.d. zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Angela Griep është caktuar ushtruese e detyrës së shefes së Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun dhe njëkohësisht ushtruese e detyrës së zëdhënëses së Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Karrierën e saj ndërkombëtare, Angela e filloi në Kosovë në vitin 2002, në kuadër të Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Gjatë periudhës 2005-2008 ishte zëvendëszëdhënëse e Shtyllës së BE-së së UNMIKU-ut që merrej me çështje të rimëkëmbjes ekonomike dhe zhvillimit.

Në biografinë e saj shkruan se Angela Griep midis viteve 2009 dhe 2017, Angela ka pasur poste të ndryshme në fushën e komunikimit, ndërgjegjësimit dhe mbledhjes së fondeve me UNICEF-in në Sierra Leone, Malavi, Këln dhe Sudan Jugor.

Në janar 2018 ajo filloi punën me Dhomat e Specializuara të Kosovës si koordinatore për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.