Në shtator të këtij viti, në mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, veç të tjerash, do të votohet edhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Kjo, pasi që në qershor të këtij viti Komiteti Ekzekutiv i Interpolit e ka pranuar kërkesën e Kosovës, duke e futur kështu në agjendë të organit më të lartë vendimmarrës të kësaj organizate, në Asamblenë e Përgjithshme, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mbledhjen që do të mbahet në Pekin të Kinës, prej 26 deri me 29 shtator, Kosovës i duhen 2/3 e gjithë përfaqësuesve prezentë të gjithsej 190 shteteve sa janë anëtare në këtë organizatë.
Kjo gjë ka mobilizuar institucionet e Republikës së Kosovës. Ditë më parë në mbledhjen e rregullt të Qeverisë është votuar nisma për aderimin e Republikës së Kosovës në Interpol. Në këtë mbledhje, kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, duke theksuar rëndësinë e të qenit pjesë e kësaj organizate, është shprehur optimist rreth anëtarësimit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.